Hamza premtoi reforma për krijim të ambientit të të bërit biznes
BKT
   Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2025

Hamza premtoi reforma për krijim të ambientit të të bërit biznes

RTK

Partia Demokratike e Kosovës ka shpalosur programin e saj në Gjakovë. Në këtë komunë, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, premtoi reforma në të bërit biznes, rritje të pagave dhe pensioneve, përfundimin e autostradave dhe rrugës Dollc Gjakovë dhe barëra falas për të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza në Gjakovë para simpatizantëve premtoi reforma për krijim të ambientit të mirë të të bërit biznes. Ai premtoi përmirësim të kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët e Gjakovës dhe mbarë  Kosovën.

“Ne ofrojmë program të qartë, nuk ka shtet të zhvilluar pa biznese. Do të bëjmë reforma që të krijojmë ambient për te bërë biznes. Me neve tvsh do të paguhet në brendi. Di ti kryejmë objektet legalizimet, që nuk janë të legalizuara. Bizneset do të përkrahen me grante”, tha Bedri Hamza kandidat i PDK-së për kryeministër.

“Të ardhurat deri në 400 euro tatimin do ta kenë zero”, tha ai.

Hamza premtoi rritje të pagave dhe pensioneve dhe përfundimin e autostradave përfshirë rrugën , Dollc-Gjakovë.

“Po, kena me i rritë pagat në fillim të mandatit jo në fund, 50 % për mësues arsimtarë, mjekë, policë përmbi 80 mijë njerëz që punojnë në sektorin publik. Një i punësuar qe merr pagë 800 euro do të marrë 1300”, tha Bedri Hamza kandidat i PDK-së për kryeministër.

Hamza gjatë prezantimit të programit të tij qeverisës tha se ky program është më i miri pasi sipas tij parasheh zhvillim, cilësi në arsim e shëndetësi për të gjithë, barëra falas për të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike, rritje pagash e pensionesh për të gjitha kategoritë si dhe drejtësi e integrim në organizata ndërkombëtare, BE e NATO.

 


MË SHUME NGA    Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2025