Chelsea ndalet nga Bournemouth
BKT
Sport

Chelsea ndalet nga Bournemouth

Uran Krasniqi / RTKLive

Chelsea dhe Bournemouth kanë barazuar 2-2 në “Stamford Bridge”, në një ndeshje me ritëm të lartë dhe me katër gola brenda njëzet e shtatë minutave të parë.

Mysafirët kanë kaluar në epërsi herët me David Brooks, por Chelsea e ka barazuar shpejt nga penalltia me Cole Palmer.

Më pas, Enzo Fernandez ka realizuar një gol për vendasit, por Bournemouth ka reaguar sërish, me Justin Kluivert që ka shënuar për 2-2.
Pjesa e dytë ka qenë më e qetë, me Chelsea që ka tentuar fitoren, por pa sukses.

Kjo ka qenë ndeshja e shtatë radhazi pa fitore për londinezët.

Në tabelën e kryesuar nga Arsenal, Chelsea gjendet në pozitën e pestë, ndërsa Bournemouth në pozitën e pesëmbëdhjetë.