23:20 / 30.12.2025
Wolves i merr pikë Manchester United
Uran Krasniqi / RTKLive
Wolverhampton ndali Manchester United me barazim 1-1, duke marrë vetëm pikën e tretë të sezonit në Premier League.
United ka kaluar në epërsi me Joshua Zirkzee pas një devijimi, por Wolves e ka barazuar para pushimit me Ladislav Krejci.
Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat kanë pasur raste për fitore, por rezultati ka mbetur i pandryshuar. Barazimi i jep fund serisë së humbjeve për Wolves, ndërsa për United ka qenë një tjetër mundësi e humbur për t’u ngjitur në tabelë.
Në tabelën e kryesuar nga Arsenal, Manchester United gjendet në pozitën e gjashtë, ndërsa Wolves në pozitën e fundit.























