City zyrtarizon transferimin e Antoine Semenyo nga Bournemouth
Manchester City ka nënshkruar me sulmuesin ganez Antoine Semenyo nga Bournemouth në një marrëveshje që kap vlerën mbi shtatëdhjetë milionë euro.
Semenyo ka firmosur kontratë deri në qershor 2031 dhe do të mbajë fanellën me numrin 42.
Ky transferim është më i madhi në historinë e Bournemouth, që do të përfitojë më shumë se gjashtëdhjetë milionë funta nga shitja, me mundësi për bonuset e performancës dhe përqindjen nga një shitje e ardhshme. Semenyo ka shënuar dhjetë gola në njëzet e një ndeshjet e këtij sezoni dhe është pjesë e reprezentacionit të Ganës me tridhjetë e dy ndeshje dhe tri gola.
Trajneri Pep Guardiola dhe drejtori sportiv Hugo Viana e kanë përshëndetur transferimin, duke e cilësuar Semenyo si një lojtar me potencial të madh dhe aftësi për të ndikuar në ndeshje.























