17:23 / 09.01.2026
Fenerbahce nënshkruan me mesfushorin francez Matteo Guendouzi
Klubi turk Fenerbahce ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit francez Matteo Guendouzi nga Lazio në Serie A.
Lajmin e kanë konfirmuar të dy klubet.
Njëzet e gjashtë vjeçari e kishte filluar karrierën te Lorient para se të transferohej te Arsenal në vitin 2018. Ai ka kaluar më pas huazime te Hertha Berlin dhe Marseille, ku më pas u bashkua përfundimisht në vitin 2022. Në 2024, ai kaloi te Lazio.
Fenerbahhe njoftoi se ka firmosur me Guendouzi një kontratë afatgjatë.























