Nottingham Forest huazon sulmuesin e Napoli
BKT
Sport

Nottingham Forest huazon sulmuesin e Napoli

Uran Krasniqi / RTKLive

Nottingham Forest ka zyrtarizuar huazimin e sulmuesit Lorenzo Lucca nga Napoli, me opsion blerjeje në verë.

Drejtori sportiv i Forest, Edu Gaspar, ka vlerësuar cilësitë e sulmuesit italian, duke theksuar se ai sjell përvojë dhe potencial zhvillimi për skuadrën.

Lucca ka luajtur më parë në disa kampionate evropiane dhe pritet të forcojë repartin ofensiv të Forest në pjesën e mbetur të sezonit.