Atletico Madrid fiton bindshëm ndaj Mallorca
BKT
Sport

Atletico Madrid fiton bindshëm ndaj Mallorca

Uran Krasniqi/RTKLive

Atletico Madrid ka vazhduar serinë e fitoreve në stadiumin “Metropolitano”, duke mposhtur bindshëm Mallorcz me rezultat 3-0 në kuadër të LaLiga.

Kjo është fitorja e trembëdhjetë radhazi në shtëpi për skuadrën e drejtuar nga Diego Simeone.

Golin e parë për “Rojiblancos” e ka shënuar Alexander Sorloth në pjesën e parë, duke i dhënë epërsinë vendasve.

Mallorca ka pasur vështirësi të mëdha në fazën sulmuese dhe nuk ka regjistruar asnjë goditje në portë gjatë dyzet e pesë minutave të para.

Në pjesën e dytë, Atletico e ka thelluar rezultatin pas një autogoli të mysafirëve, ndërsa Thiago Almada e ka vulosur fitoren me golin e tretë në minutat e fundit.

Me këtë fitore, Atletico Madrid e forcon pozitën në top katërshe dhe mban gjallë shpresat për titull në LaLiga. Ndërkohë, Mallorca mbetet në vendin e gjashtëmbëdhjet, vetëm dy pikë mbi zonën e rënies nga liga.