Upamecano i qëndron besnik Bayernit, pranon ofertën e bavarezëve
Fatmir Bytyqi/RTKLive
Dayot Upamecano ka vendosur të vazhdojë karrierën te Bayern Munich, pasi ka pranuar ofertën e paraqitur nga drejtuesit e klubit bavarez.
Mbrojtësi francez pritet që shumë shpejt të nënshkruajë kontratën e re, duke i dhënë fund spekulimeve rreth së ardhmes së tij.
Sipas medieve të huaja, në orët e fundit të afatit dimëror të transferimeve, vetë Upamecano ka kontaktuar drejtuesit e Bayern-it për t’i informuar se është plotësisht dakord me kushtet e kontratës së re.
Ndërkohë, klubet që kishin shfaqur interesim për shërbimet e mbrojtësit janë njoftuar zyrtarisht nga menaxheri i lojtarit për vendimin e marrë.
Për të realizuar këtë rinovim, Bayern Munich ka shkuar deri në limitin financiar, duke i ofruar Upamecano-s një bonus prej 20 milionë eurosh, që do të paguhet në katër këste, si dhe një pagë vjetore prej 20 milionë eurosh bruto.
Ky rinovim konsiderohet një lëvizje strategjike për gjigantin gjerman, të cilët sigurojnë vazhdimësinë e një prej shtyllave kryesore të repartit defensiv.























