Chloe Kim: Jam gati për sfidën e radhës
BKT
Sport

Chloe Kim: Jam gati për sfidën e radhës

Fatmir Bytyqi/RTKLive

Garuesja e SHBA-së në Snowboard, Chloe Kim, ka thënë se është e gatshme për garën e radhës në Milano Cortina 2026.

Kim në një konferencë për media, tha se ndihet mirë fizikisht dhe mendërisht për sfidës së radhës.

“Ndjehem shumë mirë fizikisht dhe mendërisht, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha ajo.

Edhe pse në janar pësoi një lëndim në shpatull, Kim pret të luftojë për medalje në këtë garë, duke rikthyer pritshmëritë për sukses në pistën olimpike.