13:58 / 09.02.2026
Lund Svindal i dërgon mesazh mbështetjeje Lindsey Vonn
Fatmir Bytyqi/RTKLive
Dy herë kampione olimpike, Aksel Lund Svindal, i ka dërguar një mesazh të ngrohtë sportistes amerikane përmes rrjeteve sociale, Lindsey Vonn.
Ajo vlerësoi qëndrimin e Vonn pas rrëzimit të saj të rrezikshëm.
“Karakteri i vërtetë duket në momentet më të vështira”, tha Svindal, duke theksuar mënyrën se si skiatorja u përball me sfidën djeshme.
Mesazhi i Svindal pasqyron respektin dhe mbështetjen e komunitetit sportiv për Vonn, e cila është duke u rikuperuar pas lëndimit.























