Zelensky: Ukraina do të mbajë zgjedhje vetëm pas armëpushimit
BKT
RTK+

Zelensky: Ukraina do të mbajë zgjedhje vetëm pas armëpushimit

Gentiana Kelmendi/RTKlive

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të mërkurën se Ukraina do të organizojë zgjedhje vetëm kur të jenë në vend garancitë e sigurisë dhe një armëpushim me Rusinë.

“Së pari vjen siguria, pastaj politika,” tha Zelenskyy në një bisedë WhatsApp me gazetarët, duke shtuar se çështja e zgjedhjeve është ngritur nga partnerët, jo nga Ukraina.

Sipas Kushtetutës, mbajtja e zgjedhjeve kombëtare gjatë ligjit ushtarak është e paligjshme. Ligji ushtarak u shpall më 24 shkurt 2022, ditën e pushtimit të plotë rus.

Forcat ruse po pushtojnë pjesë të territorit ukrainas, duke e bërë votimin të pamundur. Zelenskyy shtoi se nëse Rusia pajtohet, armiqësitë mund të përfundojnë deri në verë.

Autoritetet ukrainase mbështesin një votim të ri, por theksojnë vështirësitë logjistike për shkak të sulmeve të vazhdueshme dhe zhvendosjes së miliona qytetarëve.

Sondazhet tregojnë pak dëshirë për një ballot gjatë luftës.