Gjatë takimit në Pekin me presidentin kinez Xi Jinping, presidenti francez Emmanuel Macron tha se veprimet e Rusisë i kanë dhënë një goditje madhore stabilitetit global. Megjithëse zyrtarët francezë patën thënë paraprakisht se nuk prisnin ndonjë ndryshim në qëndrimin kinez, presidenti francez i kërkoi Kinës që të ndikojë tek qeveria ruse për t’i ulur palët në tryezën e bisedimeve.