Gërvalla i dorëzon detyrën Konjufcës pas emërimit si ministër në MPJ
BKT
Lajme

Gërvalla i dorëzon detyrën Konjufcës pas emërimit si ministër në MPJ

Medina Pasoma / RTKlive

Donika Gërvalla ka bërë dorëzimin e detyrës ndaj Glauk Konjufcës, si i sapoemëruar si ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Glauk, të uroj suksese të mëdha në detyrën e re si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, me bindjen se kontributi yt do të forcojë dhe më tej diplomacinë e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke promovuar interesat e vendit tonë, duke avancuar marrëdhëniet me partnerët strategjikë dhe duke punuar për një të ardhme më të fortë dhe më të sigurt për qytetarët tanë”, ka shkruar Gërvalla në facebook.

Më tej ajo ka thënë se Konjufca në funksionin e tij si Kryetar i Kosovës, ka treguar maturi të lartë, aftësi të jashtëzakonshme për bashkëpunim dhe një sens të fortë për unitet gjithëpërfshirës.

“Ai ka ditur të udhëheqë me vizion dhe vendosmëri, duke e bërë Kuvendin, ashtu si i ka hije, institucionin më të fortë dhe më të përfaqësueshëm për qytetarët e Republikës sonë”, ka shkruar ajo.

Donika Gërvalla është emëruar Ministre e Drejtësisë.


MË SHUME NGA Lajme