Milano-Cortina 2026, Josie Baff fiton të artën
BKT
Sport

Milano-Cortina 2026, Josie Baff fiton të artën

Fatmir Bytyqi/RTKLive

Josie Baff nga Australia dhe pjesëmarrëse për herë të parë në Lojërat Olimpike, ka fituar medaljen e artë në garën e snoëboard cross për femra, duke regjistruar medaljen e parë olimpike për Australinë në këtë disiplinë.

Medalja e argjendtë i shkoi Eva Adamczykové nga Çekia, duke shënuar medaljen e saj të tretë olimpike në këtë event.

Ndërkohë, Michela Moioli nga Italia mori medaljen e bronztë, duke shënuar medaljen e saj të dytë pas triumfit në PyeongChang 2018.

Rezultatet përfundimtare:

Josie Baff (Australi)

Eva Adamczykova (Çeki)

Michela Moioli (Itali)