11:56 / 15.02.2026
Pas Lara Colturit, edhe Semire Dauti në finalen e Slalomit gjigant
Fatmir Bytyqi/RTKLive
Pas paraqitjes shumë të mirë të Lara Colturit, në garën e sotme të slalomit gjigant në Milano Cortina 2026, në pistë zbriti edhe skiatorja tjetër kuqezi, Semire Dauti.
18-vjeçarja realizoi një lëshim të parë të sigurt, duke u renditur në vendin e 52-të në klasifikimin e përgjithshëm dhe duke siguruar kualifikimin për në lëshimin e dytë.
Finalja e slalomit gjigant do të nisë në orën 13:30, ku Dauti do të synojë të përmirësojë kohën dhe renditjen e saj.























