E pesta radhazi për Trepçën – fiton Kupën e Kosovës në basketboll
BKT
Sport

E pesta radhazi për Trepçën – fiton Kupën e Kosovës në basketboll

Uran Krasniqi / RTKLive

Trepça e ka vazhduar dominimin e saj në Kupën e Kosovës, duke fituar për herë të pestë radhazi dhe për të njëzetën në histori në basketbollin kosovar.

Në finalen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Rahovec, mitrovicasit e kanë mundur Bashkimin me rezultatin bindës 91:72, pas një pjesë të dytë të shkëlqyer ku “Xehetarët” kanë shpërthyer dhe e kanë ruajtur epërsinë deri në fund.

Pjesa e parë ka qenë e fortë dhe e barabartë. Çereku i parë ka përfunduar 19:16 për Bashkimin, ndërsa çereku i dytë i ka takuar Trepçës 27:22, duke kaluar në pushim me rezultatin 43:41 në favor të ekipit mitrovicas. Çereku i tretë është dominuar nga Trepça 22:12, duke vendosur praktiksht fituesin, dhe çereku i katërt ka qenë formalitet për të vulosur fitoren.

Performanca më e spikatur ka qenë eMustapha Amzil, i shpallur MVP i finales, i cili ka përfunduar me njëzet e dy pikë dhe dymbëdhjetë kërcime. Ndërsa Akili Vining ka realizuar njëzetë pikë, me gjashtë asistime dhe tri kërcime, dhe Ja’Cori Payne ka shtuar trembëdhjetë pikë dhe dhjetë asistime. Tek Bashkimi është dalluar Lejson Zeqiri me nëntëmbëdhjetë pikë dhe Ike Nwamu me gjashtëmbëdhjetë pikë dhe shtatë kërcime.