Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë në Grand Prix Upper Austria 2026
BKT
Sport

Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë në Grand Prix Upper Austria 2026

Uran Krasniqi/RTKLive

(E plotësuar, 18:00) - Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e argjendtë në turneun prestigjioz Grand Prix Upper Austria që po mbahet në Austri.

Në finale ajo është përballur me brazilianen Rafaela Silva, nga e cila është mposhtur me yuko, duke u renditur kështu në vendin e dytë.

Fazliu ka qenë e lirë në xhiron e parë të garës. Në xhiron e dytë ajo ka shënuar fitore bindëse me ippon ndaj sllovenes Leila Mazouzi.

Në çerekfinale, xhudistja kosovare e ka mposhtur me waza-ari kroaten Nina Cvjetko.

Fazliu e ka siguruar finalen pasi në gjysmëfinale triumfoi me ippon ndaj gjermanes Sara-Joy Bauer.

 

Laura Fazliu në finale të Grand Prix Upper Austria 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu është kualifikuar në finale të turneut Grand Prix Upper Austria 2026.

Ajo ka shënuar tri fitore gjatë rrugës drejt ndeshjes për medaljen e artë.

Fazliu ka qenë e lirë në xhiron e parë të garës. Në xhiron e dytë ajo e ka mposhtur me ippon sllovenen Leila Mazouzi.

Në çerekfinale, xhudistja nga Kosova ka triumfuar me waza-ari ndaj kroates Nina Cvjetko.

Fazliu e ka siguruar finalen pas një tjetër fitore bindëse në gjysmëfinale, ku e ka mposhtur me ippon gjermanen Sara-Joy Bauer.

Në finalen e turneut, Laura Fazliu do të përballet me brazilianen Rafaela Silva.