Hoffenheimi fiton ndaj Heidenheim, shënon edhe Fisnik Asllani
BKT
Sport

Hoffenheimi fiton ndaj Heidenheim, shënon edhe Fisnik Asllani

Uran Krasniqi/RTKLive

Hoffenheim ka shënuar fitore me rezultat 4:2 në udhëtim ndaj 1. FC Heidenheim në ndeshjen e Bundesligës, ndërsa kontribut ka dhënë edhe sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani.

Skuadra mysafire e ka nisur më mirë ndeshjen dhe ka kaluar në epërsi në pjesën e parë falë dy golave të Alexander Prass. Mesfushori austriak ka realizuar fillimisht rreth minutës së tridhjetë pas një aksioni me Asllanin, ndërsa pak para pushimit ka shënuar edhe golin e dytë pas asistimit të Andrej Kramaric.

Në fillim të pjesës së dytë, Hoffenheimi e ka thelluar epërsinë në 3:0. Këtë herë në listën e golashënuesve është regjistruar edhe Asllani, i cili ka reaguar më shpejt pas një topi të kthyer nga portieri dhe e ka dërguar në rrjetë.

Vendasit janë kundërpërgjigjur me dy gola të Luca Kerber, por mysafirët kanë shënuar edhe një herë përmes Tim Lemperle për të siguruar fitoren 4:2.

Me këtë fitore, Hoffenheimi vazhdon garën për vendet që dërgojnë në Champions League, ndërsa Heidenheimi mbetet në pozitë të vështirë në fundin e tabelës.