15:24 / 08.03.2026
Mijëra shikues i tërheq në Prizren ndeshja Liria - Vushtrria
Enis Tabak / RTK
Ndeshja mes Lirisë dhe Vushtrrisë, e zhvilluar sot në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, ka tërhequr interesim të madh nga tifozët.
Rreth dymbëdhjetë mijë shikues kanë qenë të pranishëm në tribuna për ta ndjekur këtë përballje të Ligës së Parë.
Vushtrria ka arritur fitore, duke e mposhtur Lirinë me rezultat minimal 0:1.
Golin e vetëm të ndeshjes e ka realizuar Urim Statovci në minutën e gjashtëdhjetë e një, duke i siguruar ekipit të tij tri pikë të vlefshme.
Pas kësaj fitore, Vushtrria vazhdon të mbetet në krye të tabelës së Ligës së Parë me pesëdhjetë pikë të grumbulluara.























