Mbyllen ndeshjet e xhiros së 23-të, kjo është tabela e Superligës
BKT
Sport

Mbyllen ndeshjet e xhiros së 23-të, kjo është tabela e Superligës

Fatmir Bytyqi/RTKLive

Tashmë kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së 23-të në elitën e futbollit kosovar.

Kjo xhiro solli ndryshime të vogla në renditje dhe e mbajti të hapur garën për kreun dhe zonën që dërgon në Evropë.

Drita kryeson tabelën 42 pikë, tri më shumë së ndjekësi Ballkani, pasi sot u mposht nga Llapi.

Fitore të rëndësishme arriti Malisheva, e cila mundi Prishtina dhe tashmë barazohet me të në kuotën e 37 pikëve, duke e bërë edhe më interesante garën që dërgon në Evropë.

Ndërkohë, Gjilani vazhdon formën e mirë dhe me fitoren ndaj Ferizaj është ngjitur në vendin e pestë me 36 pikë, shumë pranë katërshes së parë. Dukagjini mban pozitën e gjashtë me 33 pikë.

Në pjesën e poshtme të tabelës, Llapi pas fitores ndaj Ballkanit është ngjitur në vendin e shtatë me 26 pikë, ndërsa Ferizaj mbetet i teti me 23 pikë. Dy vendet e fundit vazhdojnë t’i mbajnë Prishtina e Re dhe Drenica, të cilat kanë nga 22 pikë pas 23 ndeshjeve të zhvilluara.

Kjo është tabela e Superligës pas javës së 23-të: