Reali shkund City-n, Bodoe thyen Sporting-un, fiton edhe PSG
Fatmir Bytyqi/RTKLive
(E përditësuar, 22:58) Real Madrid ka bërë një hap të madh drejt çerekfinales së Ligws sw Kampionwve pasi mposhti bindshëm Manchester City-n me rezultat 3-0 në “Santiago Bernabéu”, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales.
Skuadra madrilene dominoi që në pjesën e parë dhe zgjodhi shumë shpejt fatin e takimit falë një paraqitjeje të jashtëzakonshme të Federico Valverde. Mesfushori uruguaian realizoi het-trik duke shënuar në minutat 20, 27 dhe 42, duke i dhënë avantazh të madh “Los Blancos”.
Në pjesën e dytë ritmi i ndeshjes mbeti i lartë. Reali ishte pranë golit të katërt, por Vinicius Junior nuk arriti të shënojë nga pika e bardhë në minutën e 58-të. Edhe skuadra angleze e drejtuar nga Pep Guardiola krijoi disa raste, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës.
Me këtë fitore, Real Madridi merr një avantazh të madh para ndeshjes së kthimit që do të zhvillohet në “Etihad Stadium”.
Ndërkohë, formën e shkëlqyer këtë sezon e konfirmoi edhe Bodø/Glimt, që mposhti Sporting CP me rezultat 3-0. Golat për skuadrën norvegjeze u realizuan nga Sondre Fet (32’), Ola Solbakken Blomberg (45’) dhe Runar Espejord Hogh (71’), duke e afruar ekipin drejt fazës tjetër të garës.
Fitore të rëndësishme arriti edhe Paris Saint-Germain, që para tifozëve të vet mposhti Chelsea me rezultat 4-2. Për parisienët shënuan Bradley Barcola (10’), Ousmane Dembele (40’), Vitinha (74’) dhe Khvicha Kvaratskhelia (86’), ndërsa për londinezët realizuan Malo Gusto (28’) dhe Enzo Fernández (57’).
Ndeshjet e kthimit të 1/8 së finales së Champions League do të zhvillohen pas një jave dhe pritet të përcaktojnë tetë skuadrat çerekfinaliste të garës më prestigjioze për klube në Evropë.
Nuk ndalet Valverde, i shënon edhe golin e tretë Man City-t
(E përditësuar, 21:49) Federico Valverde nuk ka të ndalur në duelin Real Madrid-Man City.
Madrilenët dhe skuadra angleze po luajnë në ‘Bernabeu’ në sfidën e parë të 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Valverde ka realizuar het-trik, duke ngritur epërsinë e ‘Los Blancos’ në 3-0 ndaj Man City-t.
Valverde golin e tretë e shënoi në minutën e 42-të.
Sërish Valverde, Reali dyfishon avantazhin ndaj Man City-t
(E përditësuar, 21:32) Real Madridi ka dyfishuar avantazhin ndaj Man City-t.
Madrilenët dhe skuadra angleze po luajnë në ‘Bernabeu’ në sfidën e parë të 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Është sërish Valverde (27’), i cili realizoi edhe golin e dytë për Realin dhe të dytin personal në këtë superndeshje.
Valverde ndez ‘Bernabeun’, Reali në epërsi, LIVE në RTK
(E përditësuar, 21:26) Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Man City-t.
Madrilenët dhe skuadra angleze po luajnë në ‘Bernabeu’ në sfidën e parë të 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Ishte Valverde, i cili në minutën e 20-të ndezi ‘Bernabeun’ duke kaluar Realin në avantazh prej 1-0.
Starton ndeshja Real-Man City, LIVE në RTK
Ka startuar ndeshja mes Real Madridit dhe Man City-t.
Madrilenët dhe skuadra angleze po luajnë në ‘Bernabeu’ në sfidën e parë të 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Sfida e sotëm mes këtyre dy skuadrave të mëdha evropiane pritet të sjellë një tjetër duel të fortë mes tyre në ‘luftë’ për një vend në çerekfinale.























