Lille-Aston Villa, analistët e RTK-së parashikojnë duel të fortë
BKT
Sport

Lille-Aston Villa, analistët e RTK-së parashikojnë duel të fortë

Fatmir Bytyqi/RTKLive

Ndeshja Lille-Aston Villa, që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK, konsiderohet sfida kryesore e 1/8 së finales në Europa League.

Të dyja skuadrat synojnë të sigurojnë avantazh për ndeshjen e kthimit, çka pritet ta bëjë sfidën shumë të luftuar dhe të jetë interesante.

Skuadra franceze synon të kontrollojë ritmin e lojës përmes posedimit të topit. Lille ka një mesatare zotërimi rreth 58% dhe saktësi pasimesh prej afërsisht 86%, duke tentuar të ndërtojë aksione të strukturuara. Megjithatë, forma e tyre në Evropë ka qenë e paqëndrueshme, me fitore në disa ndeshje dhe humbje në të tjera.

Në anën tjetër, Aston Villa, nën drejtimin e trajnerit Unai Emery, vjen me përvojë në garat evropiane dhe një repart sulmues efikas. Skuadra angleze shënon mesatarisht rreth 1.7–1.75 gola për ndeshje në Europa League, duke shfrytëzuar hapësirat e kundërshtarit dhe duke luajtur me kreativitet në mesfushë dhe në sulm.

Analistët e RTK-së, Rafet Prekazi dhe Korab Hasani, në emisionin që i dedikohet Ligës së Evropës, besojnë se dueli mes Lilles dhe Aston Villës do të sjellë një përballje interesante.

“Sigurisht se do të jetë një lojë interesante. Janë shumë elemente pse presim një lojë shumë të mirë. Janë dy skuadra që përafërisht edhe pse vendosjen e lojtarëve e kanë ndryshe, janë dy ekipe që luajnë futboll jashtëzakonisht të bukur. Skuadra e cila do të kontrollojë më mirë lojën në fushë do të jetë më afër fitores”, tha trajneri i njohur kosovar Rafet Prekazi.

“Aston Villa në Premierligë nuk është në formë të duhur, por në Ligën e Evropës ka arritur rezultate shumë të mira. Ndërkaq, Lille që kur luani si vendas është shumë e rrezikshëm. Dua të them se të dy skuadrat janë përafërsisht të njëjta. Mendoj se do të jetë një lojë mjaft të mirë”, theksoi ai.

Ndeshje të fortë mes Lilles dhe Aston Villës parashikon edhe trajneri i Flamurtari, Korab Hasani.

“Te Lille e kam përcjell një ndeshje live. Është një publik i jashtëzakonshëm. Atmosfera para ndeshjes është e jashtëzakonshme dhe kjo atmosferë do të ketë një rol në ndeshjen e sotëm. Olivier Giroud e ka merak më i shënuar gola Aston Villës siç ka bërë në të kaluarën. Mendoj se do të jetë një ndeshje e madhe mes Lilles dhe Aston Villës.”

Ndeshja mes Lilles dhe Aston Villës fillon në orën 18:45.