Kosovë–Turqi, RTK me program special
BKT
Sport

Kosovë–Turqi, RTK me program special

Fatmir Bytyqi/RTKLive

Të martën, Radio Televizioni i Kosovës sjell një program special kushtuar ndeshjes historike mes Kosovës dhe Turqisë, e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Dardanët dhe turqit do të përballen nesër mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ në duelin vendimtare që dërgon në Botërorin 2026.

Maratona e futbollit nis nga ora 13:15, duke ofruar analiza, intervista dhe raportime ekskluzive për gjithçka që lidhet me këtë përballje vendimtare e cila luhet në stadiumin ikonik ‘Fadil Vokrri’.

Gjatë gjithë ditës, shikuesit do të kenë mundësi të ndjekin zhvillimet para, gjatë dhe pas ndeshjes.

Sfida ndërmjet Kosovës dhe Turqisë starton në orën 20:45 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.