Bayern eliminon Real dhe kalon në gjysmëfinale të Champions League
Uran Krasniqi / RTKLive
(E plotësuar, 22:01) - Bayern Munich është kualifikuar në gjysmëfinale të Champions League, pas një përballje dramatike me Real Madrid, që është vendosur pas dy ndeshjeve me rezultat të përgjithshëm 6-4 për skuadrën gjermane.
Ndeshja e dytë, e zhvilluar të mërkurën në "Allianz Arena", ka përfunduar me fitore në kohën e rregullt pas rezultatit 4-3, ndërsa heroj të takimit janë bërë Luis Diaz dhe Michael Olise, që kanë shënuar në minutat e fundit, duke i siguruar Bayern kualifikimin.
Pjesa e parë e kësaj ndeshje ka qenë jashtëzakonisht e fortë, duke prodhuar pesë gola dhe duke përfunduar me epërsinë 2-3 për Real Madridin.
Ndeshja ka nisur me ritëm të lartë dhe vetëm në minutën e parë Real Madrid ka kaluar në avantazh. Pas një gabimi të portierit të Bayern, topi është përfituar nga Arda Guler, i cili ka shënuar për 0-1 me një goditje të saktë nga distanca.
Bayern ka reaguar shpejt dhe në minutën e shtatë e ka barazuar rezultatin. Pas një korneri të ekzekutuar nga Joshua Kimmich, mbrojtësi Aleksandar Pavlovic ka shënuar me kokë për 1-1.
Në minutën e njëzet e nëntë, Real Madrid e ka rikthyer epërsinë. Sërish protagonist ka qenë Arda Güler, i cili ka realizuar një supergol nga goditja e dënimit për 1-2.
Bayern nuk është dorëzuar dhe në minutën e tridhjetë e tetë ka barazuar përsëri. Harry Kane ka shënuar për 2-2.
Por në fund të pjesës së parë, në minutën e dyzet e tretë, Kylian Mbappe e ka rikthyer epërsinë për Real Madrid, duke e mbyllur pjesën e parë 2-3.
Në pjesën e dytë, Bayern ka arritur të barazojë dhe më pas të sigurojë kualifikimin falë golit fillimisht të Luis Diaz e më pas edhe golit tjetër të Michael Olise.
Tashmë "bavarezët" do të ndeshen në gjysmëfinale me kampionin në fuqi, Paris Saint Germanin.
Pjesa e parë në Munich mbyllet me epërsinë e Real Madrid
Pesë gola janë shënuar në pjesën e parë të ndeshjes çerekfinale të Champions League mes Bayern Munich dhe Real Madrid. Skuadra spanjolle e ka mbyllur dyzet e pesë minutëshin e parë me epërsi 2-3.
Ndeshja ka nisur vrullshëm dhe vetëm në minutën e parë Real Madrid ka kaluar në avantazh. Pas një gabimi të portierit të Bayern, topi është përfituar nga Arda Guler, i cili ka shënuar për 0-1 me një goditje të saktë nga distanca.
Bayern ka reaguar shpejt dhe në minutën e shtatë e ka barazuar rezultatin. Pas një korneri të ekzekutuar nga Joshua Kimmich, mbrojtësi Aleksandar Pavlovic ka shënuar me kokë për 1-1.
Në minutën e njëzet e nëntë Real Madrid e ka rikthyer epërsinë. Sërish protagonist ka qenë Arda Guler, i cili ka realizuar një supergol nga goditja e dënimit, duke e dërguar topin në këndin e sipërm për 1-2.
Bayern nuk është dorëzuar dhe në minutën e tridhjetë e tetë ka arritur të barazojë. Harry Kane ka përfituar nga një pasim i saktë brenda zonës dhe me një goditje të ulët ka shënuar për 2-2.
Por në fund të pjesës së parë, në minutën e dyzet e tretë, Real Madridi e ka rikthyer epërsinë. Kylian Mbappé ka shënuar për 2-3.
Bayern Munich e barazon përsëri
Bayern Munich e ka barazuar përsëri rezultatin. Harry Kane ka përfituar nga një pasim i saktë brenda zonës dhe me një goditje të ulët e ka dërguar topin në rrjetë për 2-2.
Ndeshja e dytë çerekfinale e Champions League mes Bayern Munich dhe Real Madrid po zhvillohet në "Allianz Arena" dhe për momentin rezultati i përgjithshëm është 4:3.
Fillimisht, në minutën e parë, Real Madrid ka kaluar në epërsi pas një gabimi të portierit të Bayern. Pas një pasimi të pasaktë, topi ka shkuar te Arda Guler, i cili ka shënuar me një goditje të saktë nga distanca për 0-1.
Por përgjigjja e Bayern ka qenë e menjëhershme. Në minutën e shtatë, pas një këndore të ekzekutuar nga Joshua Kimmich, mbrojtësi Aleksandar Pavlovic ka kërcyer më së larti dhe me kokë e ka dërguar topin në rrjetë për 1-1.
Pastaj Real Madrid e ka rikthyer epërsinë. Pas një goditje dënimi, sërish protagonist ka qenë Arda Guler, i cili ka realizuar një supergol duke dërguar topin në këndin e sipërm të djathtë të portës për rezultatin 1-2.
Real Madrid sërish në epërsi
Real Madrid e ka rikthyer epërsinë në Munich. Pas një goditje dënimi, sërish protagonist ka qenë Arda Guler, i cili ka realizuar një supergol duke dërguar topin në këndin e sipërm të djathtë të portës për rezultatin 1-2.
Ndeshja e dytë çerekfinale e Champions League mes Bayern Munich dhe Real Madrid po zhvillohet në "Allianz Arena" dhe për momentin rezultati i përgjithshëm është 3:3.
Fillimisht, në minutën e parë, Real Madrid ka kaluar në epërsi pas një gabimi të portierit të Bayern. Pas një pasimi të pasaktë, topi ka shkuar te Arda Guler, i cili ka shënuar me një goditje të saktë nga distanca për 0-1.
Por përgjigjja e Bayern ka qenë e menjëhershme. Në minutën e shtatë, pas një këndore të ekzekutuar nga Joshua Kimmich, mbrojtësi Aleksandar Pavlovic ka kërcyer më së larti dhe me kokë e ka dërguar topin në rrjetë për 1-1.
Shtatë minuta, dy gola në Munich
Ndeshja e dytë çerekfinale e Champions League mes Bayern Munich dhe Real Madrid ka nisur me vrullshëm, duke u shënuar dy gola brenda vetëm shtatë minutave në "Allianz Arena".
Fillimisht, në minutën e parë, Real Madrid ka kaluar në epërsi pas një gabimi të portierit të Bayern. Pas një pasimi të pasaktë, topi ka shkuar te Arda Guler, i cili ka shënuar me një goditje të saktë nga distanca për 0-1.
Por përgjigjja e Bayern ka qenë e menjëhershme. Në minutën e shtatë, pas një këndore të ekzekutuar nga Joshua Kimmich, mbrojtësi Aleksandar Pavlovic ka kërcyer më së larti dhe me kokë e ka dërguar topin në rrjetë për 1-1.
Rezultati i përgjithshëm për momentin është 3-2 në favor të Bayern.























