Agim Aliu rizgjidhet kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës
BKT
Lajme

Agim Aliu rizgjidhet kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës

Kimete Kasumi|RTKLive

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, është rizgjedhur kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Me 59 vota pro, u miratua propozimi që Agim Aliu të vazhdojë në krye të këtij asociacioni edhe për një mandat të ri.

“Më lejoni që sinqerisht t’ju falënderoj për besimin që më keni dhënë për të udhëhequr edhe për një mandat Asociacionin e Komunave të Kosovës, këtë shtëpi të komunave, strehë dhe zë të pushtetit lokal, themelatë kjo qenësore të përfaqësimit të interesit qytetar në politikën publike”, tha ai pas zgjedhjes.

Ndërkaq, nënkryetar u zgjodh Imri Ahmeti, kryetar i Komunës së Lipjanit.

Po ashtu, anëtarë të bordit u zgjodhën: Sokol Haliti, kryetar i Komunës së Vitisë , Shaqir Totaj, kryetar i Komunës së Prizrenit, Smajl Latifi, kryetar i Komunës së Rahovecit

Gjithashtu, në parim janë miratuar edhe tri propozime që vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe komuniteti serb.


MË SHUME NGA Lajme