Akil Gjakova renditet i 5-ti në Kampionatin Evropian në Tbilisi
BKT
Sport

Akil Gjakova renditet i 5-ti në Kampionatin Evropian në Tbilisi

Naser Mekolli /RTKlive

(E plotësuar) Akil Gjakova ka përfunduar në vendin e pestë në Kampionatin Evropian për Senior 2026 në Gjeorgji, pas një paraqitjeje të suksesshme deri në fazat finale të garës.

Gjakova ishte i lirë në xhiron e parë, ndërsa në xhiron e dytë mposhti me ippon Samuel Gassner dhe më pas Benjamin Levy, duke arritur deri në çerekfinale ku u ndal nga Lasha Shavdatuashvili.

Në repasazh, ai triumfoi ndaj Adil Osmanov, por në përballjen për medaljen e bronztë u mposht nga Bilal Ciloglu me waza-ari, duke u renditur përfundimisht i pesti në Evropian.

Akil Gjakova kërkon medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian në Tbilisi

Akil Gjakova po zhvillon paraqitje të rëndësishme në Kampionatin Evropian për Senior 2026 në Tbilisi në Gjeorgji, duke siguruar mundësinë për medalje të bronztë pas rrugëtimit në kategorinë e tij.

Gjakova ishte i lirë në xhiron e parë, ndërsa më pas mposhti me ippon Samuel Gassner dhe Benjamin Levy, përpara se të ndalej në çerekfinale nga Lasha Shavdatuashvili.

Në repasazh, ai triumfoi ndaj Adil Osmanov dhe tashmë do të luftojë për medaljen e bronztë ndaj Bilal Ciloglu.

Ndërkohë, suksesi për Kosovën ka nisur që dje, në ditën e parë të meçeve, ku Distria Krasniqi arriti të fitojë medaljen e artë, duke e ngritur flamurin e shtetit në majat e Evropës.