Tërhiqet shorti në World Boxing Cup – Brazil 2026
Fatmir Bytyqi/RTKLive
Është hedhur shorti për boksierët pjesëmarrës në turneun prestigjioz “World Boxing Cup – Brazil 2026”, i cili do të mbahet nga 20 deri më 27 prill 2026.
Sipas shortit, më 21 prill, në kategorinë 65 kg, boksieri Shpëtim Bajoku do të përballet me Kanadezin Gabriel Labrie. Ndërkohë, në kategorinë 60 kg, Donjeta Sadiku e kaloi një raund pa luftë dhe më 22 prill do të ndeshet me boksieren Jordan Wilson nga Zelanda e Re.
Në këtë turne rekordthyes marrin pjesë 47 shtete me gjithsej 342 boksierë, duke shënuar numrin më të madh të pjesëmarrësve në historinë e Kupës Botërore të Boksit. Kjo është gjithashtu ngjarja e parë e serisë për vitin 2026.
Boksierë nga e gjithë bota janë mbledhur në Foz do Iguaçu, Brazil, për një përballje elitare ndërkombëtare.
Ky turne ka rëndësi të veçantë, pasi pikët e fituara do të ndikojnë drejtpërdrejt në kualifikimin për Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”.























