Simeone: Nuk ka presion shtesë te Atletico, ka vetëm përgjegjësi
Uran Krasniqi / RTKLive
Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka mohuar se ekipi i tij ndjen presion shtesë para ndeshjes gjysmëfinale së Champions League ndaj Arsenal.
Atletico pret Arsenal të mërkurën në ndeshjen e parë gjysmëfinale, ndërsa Simeone ka thënë se skuadra e tij e sheh këtë sfidë si përgjegjësi dhe jo si barrë.
“ Nuk ka presion, ka ndjenjë përgjegjësie dhe entuziazëm të veçantë. Në fund është vetëm një ndeshje futbolli dhe lojtarët vendosin rezultatin”, ka deklaruar trajneri argjentinas.
Atletico ka humbur tri finale evropiane në histori, përfshirë dy gjatë periudhës së Simeone, por ai nuk dëshiron të merret me të kaluarën.
Në kampionat, skuadra madrilene është në vendin e katërt në LaLiga dhe shumë larg garës për titull, ndërsa eliminimi në finalen e Copa del Rey e ka lënë Champions League si shansin e vetëm për trofe këtë sezon.
Simeone ka theksuar se skuadra do të luajë me intensitet dhe me stilin e saj agresiv për t’i shkaktuar probleme Arsenal.























