PSG fiton spektaklin me nëntë gola ndaj Bayern në gjysmëfinalen e parë
BKT
Sport

PSG fiton spektaklin me nëntë gola ndaj Bayern në gjysmëfinalen e parë

Uran Krasniqi / RTKLive

(E plotësuar, 23:03) - Paris Saint-Germain e ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League ndaj Bayern Munich me rezultat spektakolar 5:4, në një duel të jashtëzakonshëm të zhvilluar të martën mbrëma në Paris.

Pjesa e parë ka sjellë pesë gola. Bayern ka kaluar i pari në epërsi në minutën e shtatëmbëdhjetë, kur Harry Kane ka shënuar nga penalltia për 0:1.

PSG ka reaguar shpejt dhe e ka barazuar në minutën e njëzet e katërt me anë të Khvicha Kvaratskhelia, i cili ka realizuar pas një depërtimi individual.

Në minutën e tridhjetë e tretë, Joao Neves e ka përmbysur rezultatin në 2:1 me gol me kokë pas goditjes nga këndi.

Bayern është kthyer sërish në lojë në minutën e dyzet e një, kur Michael Olise ka shënuar një gol të bukur nga jashtë zonës për 2:2.

Në kohën shtesë të pjesës së parë, Ousmane Dembele ka realizuar nga penalltia për 3:2 dhe PSG ka shkuar në pushim me epërsi.

Në pjesën e dytë, vendasit kanë goditur shpejt. Khvicha Kvaratskhelia e ka realizuar golin e dytë personal për 4:2 në minutën e pesëdhjetë e gjashtë, ndërsa vetëm dy minuta më vonë Ousmane Dembele ka shënuar për 5:2.

Bayerni nuk është dorëzuar. Dayot Upamecano e ka ngushtuar rezultatin në 5:3 në minutën e gjashtëdhjetë e pestë pas asistimit të Joshua Kimmich.

Më pas, Luis Diaz ka realizuar edhe për 5:4, gol që është pranuar pas rishikimit me VAR, duke rikthyer dramën deri në fund.

Ndeshja kthyese pritet me interes të madh, pasi gjithçka mbetet e hapur për finalistin.

Të mërkurën zhvillohet gjysmëfinalja tjetër mes Arsenal dhe Atletico Madrid.

PSG në epërsi kundër Bayern Munich pas pjesë së parë

Pesë gola janë shënuar për dyzet e pesë minuta natën e të martës në Paris.

Paris Saint-Germain e ka mbyllur me epërsi 3-2 pjesën e parë të gjysmëfinales së Champions League kundër Bayern Munich.

Skuadra gjermane ka kaluar e para në epërsi në minutën e shtatëmbëdhjetë, kur Harry Kane ka shënuar nga penalltia për 0:1.

PSG ka reaguar shpejt dhe e ka rikthyer baraspeshën në minutën e njëzet e katërt kur Khvicha Kvaratskhelia ka realizuar pas një depërtimi individual për 1:1.

Vendasit kanë përmbysur gjithçka në minutën e tridhjetë e tretë, kur Joao Neves ka shënuar me kokë pas një goditje nga këndi për rezultatin 2:1.

Pastaj Bayern ka goditur sërish në minutën e dyzet e një kur Michael Olise ka realizuar nga jashtë zonës për rezultatin 2:2.

Megjithatë, drama nuk ka përfunduar me kaq. Në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë, PSG ka fitour penallti dhe Ousmane Dembele ka realizuar për 3:2.

Gjithçka mbetet e hapur për dyzet e pesë minutat e dytë.