Gjiganti spanjoll përgatit 50 milionë euro për Kees Smit
BKT
Sport

Gjiganti spanjoll përgatit 50 milionë euro për Kees Smit

Fatmir Bytyqi/RTKLive

Real Madrid ka intensifikuar përpjekjet për të forcuar repartin e mesfushës, duke vënë në shënjestër talentin e AZ Alkmaar, Kees Smit.

Sipas medieve të huaja, drejtuesit madrilen janë të gatshëm të ofrojnë rreth 50 milionë euro për 20-vjeçarin, i cili konsiderohet si një nga organizatorët më premtues në futbollin evropian. Profili i tij teknik dhe aftësia për të kontrolluar ritmin e lojës e bëjnë atë një objektiv kryesor për “Los Blancos”.

Interesimi për Smit nuk mungon as nga klubet e Premier League, çka ka shtyrë Real Madridin të veprojë shpejt për të siguruar shërbimet e tij dhe për të shmangur një garë të fortë në afatin kalimtar të verës.

Nga ana tjetër, AZ Alkmaar e vlerëson lart kartonin e lojtarit, duke e konsideruar ofertën e mundshme si reflektim të potencialit të tij të madh dhe zhvillimit të deritanishëm.

Vetë futbollisti shihet i hapur për një transferim në “Santiago Bernabeu”, ku mund të nisë një kapitull të ri në karrierë dhe të bëhet pjesë e projektit afatgjatë të gjigantit spanjoll në mesfushë.