United planifikon mbi 150 milionë funte për mesfushën, priten largime
BKT
Sport

United planifikon mbi 150 milionë funte për mesfushën, priten largime

Fatmir Bytyqi/RTKLive

Manchester United pritet të hyjë fuqishëm në afatin kalimtar të verës, me planin për të investuar mbi 150 milionë funte në përforcime në mesfushë.

Sipas medieve britanike, klubi po përgatitet për një ristrukturim të thellë në repartin e mesit të fushës, pasi disa prej lojtarëve aktualë nuk kanë bindur drejtuesit teknikë.

Casemiro ndodhet në muajt e fundit të kontratës së tij në “Old Trafford” dhe pritet të largohet si lojtar i lirë gjatë verës.

Po ashtu, në listën e largimeve është edhe Manuel Ugarte, i cili nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë. Statistikat e tij këtë sezon kanë ngritur shqetësime, pasi në 10 ndeshjet ku ka qenë titullar, United ka pësuar 6 humbje.

Burime pranë klubit bëjnë të ditur se drejtuesit janë të gatshëm të lejojnë largimin e disa lojtarëve për të hapur hapësirë financiare dhe sportive për afrime të reja.

Në këtë drejtim, pritet që edhe shitjet e mundshme të Rasmus Hojlund dhe Marcus Rashford të rrisin ndjeshëm buxhetin e transferimeve.

Shtesë e rëndësishme për klubin është edhe rikthimi në Ligën e Kampionëve, që pritet të sjellë të ardhura të konsiderueshme dhe t’i japë Unitedit më shumë fleksibilitet në treg.

Klubi nga “Old Trafford” synon të rindërtojë mesfushën si prioritet kryesor për sezonin e ardhshëm, në një projekt që synon rikthimin në garën për trofe.