Thunder dhe Pistons e nisin me fitore, zhgënjejnë Lakers dhe Cavaliers
Fatmir Bytyqi/RTKLive
Oklahoma City Thunder ka reaguar pas një starti të vështirë për të mposhtur Los Angeles Lakers me rezultat bindës 108-90, duke kaluar në epërsi 1-0 në seri.
Skuadra nga Los Angelos e nisi më mirë takimin, duke krijuar një avantazh të lehtë falë paraqitjes së LeBron James. Megjithatë, me kalimin e kohës, Thunder morën kontrollin e lojës dhe përmbysën rrjedhën e saj.
Në krye të performancës ishte Chet Holmgren me 24 pikë dhe 12 kërcime, ndërsa Shai Gilgeous-Alexander kontribuoi me 18 pikë dhe 6 asistime, në një mbrëmje më të qetë se zakonisht për liderin e skuadrës.
Fitore në start regjistroi edhe Detroit Pistons, që mposhti Cleveland Cavaliers me shifrat 111-101, për të kaluar gjithashtu në epërsi 1-0.
Vendasit u mbështetën te loja e mirë e Cade Cunningham, i cili realizoi 23 pikë dhe 7 asistime, si dhe Tobias Harris me 20 pikë dhe 8 kërcime. Cavaliers provuan të rikthehen në lojë dhe madje barazuan rezultatin në një moment të ndeshjes, por në fund Pistons ishin më të saktë.
Kontribut të rëndësishëm në fitore dhanë edhe Duncan Robinson me 19 pikë dhe Jalen Duren me 11 pikë, duke vulosur suksesin e ekipit nga Detroiti.
Rezultatet:
Detroit Pistons – Cleveland Cavaliers 111-101 (1-0)
Oklahoma City Thunder – Los Angeles Lakers 108-90 (1-0)























