Elita e futbollit vazhdon sot me dy ndeshje interesante
BKT
Sport

Elita e futbollit vazhdon sot me dy ndeshje interesante

F.B/RTKLive

Java e 33-të e Superligës së Kosovës mbyllet sot me dy përballje mjaft të rëndësishme, që pritet të ndikojnë si në luftën për mbijetesë, ashtu edhe në garën për Evropë.

Në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Llapi pret Dukagjinin në një duel direkt për largimin nga zona e rrezikshme.

Skuadra llapjane aktualisht ndodhet në zonën e barazhit me 39 pikë dhe synon me çdo kusht tri pikët për të përmirësuar pozitën në tabelë. Në anën tjetër, Dukagjini ka vetëm dy pikë më shumë dhe gjithashtu kërkon rezultat pozitiv për të shmangur komplikimet në fundin e sezonit.

Ndërkohë, në Ferizaj zhvillohet një tjetër sfidë me shumë peshë, ku Ferizaj përballet me Malishevën.

Ferizajasit renditen në pozitën e shtatë me 34 pikë dhe ende nuk e kanë siguruar matematikisht mbijetesën në elitë. Në anën tjetër, Malisheva vazhdon garën për një vend në garat evropiane, duke mbajtur aktualisht pozitën e tretë me 52 pikë.

Të dyja ndeesjet do të nisin nga ora 16:00.