Fikret Xhan fiton Kupën ‘Lah Nimani’
BKT
Sport

Fikret Xhan fiton Kupën ‘Lah Nimani’

F.Bytyqi/RTKLive

(E përditësuar, 15:10) Ka përfunduar Turneu i 18-të Ndërkombëtar i Boksit për të Rinj (Youth U19) “Lah Nimani”, i cili për dy ditë rresht u mbajt në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Boksierë nga shtatë shtete u ngjitën në ringun e këtij turne prestigjioz kushtuar legjendës kosovare Lah Nimanit.

Dueli më i fortë ishte mes boksierit kosovar Luan Rrahamanit dhe kroatit Japirko, derisa ky i fundit për disa nuanca ishte më i mirë dhe fitojë këtë duel.

Finalet e këtij turneu dhuruan meçe joshëse, derisa epiteti i boksierit më të mirë i takoi bullgarit Fikret Xhani.

Ndërsa, tekniku më i mirë u zgjodh boksieri kosovar Enar Bacallaj, derisa epiteti i çiftit më luftarak i tako Nazirov-Oktai, kurse, boksieri më i mirë i huaj u shpall kroati Juraj.

Nisin finalet e turneut ‘Lah Nimani’, LIVE në RTK

Kanë nisur finalet e Turneut të 18-të Ndërkombëtar të Boksit për të Rinj (Youth U19) “Lah Nimani”, event që po transmetohet drejtpërdrejtë në RTK.

Turneu i boksit që i kushtohet legjendës kosovare, Lah Nimanit, po zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Shtatë shtete janë pjesë të këtij turneu i cili fillojë të shtunën me duelet gjysmëfinale.

Në duelet finale do të zhvillohen 12 meçe që premtojnë boks cilësorë.