12:42 / 17.05.2026
Amir Rrahmani realizon gol për Napolin
F.Bytyqi/RTKLive
Napoli ka arritur ta dyfishojë epërsinë në përballjen ndaj Pisa-s.
Në listën e realizatorëve u regjistrua mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani, i cili shënoi në minutën e 27-të të takimit për rezultatin 0-2.
Qendërmbrojtësi dardan realizoi pas një aksioni të mirë të napolitanëve, duke i dhënë skuadrës së tij avantazh në këtë sfidë të rëndësishme për Napolin.
Goli i Rrahmanit konfirmoi performancën e shkëlqyer të reprezentuesit të Kosovës tek skuadra e Antonio Conte-s.























