Fiorentina trondit Juvën, Napoli, Roma e Milan afër Champions-it
BKT
Sport

Fiorentina trondit Juvën, Napoli, Roma e Milan afër Champions-it

F.Bytyqi/RTKLive

Java e 37-të në Serie A ka prodhuar një goditje të rëndë për Juventusin, që tashmë e sheh veten jashtë zonës që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

“Zonja e Vjetër” pësoi humbje para tifozëve të saj nga Fiorentina, me rezultat 0-2.

Me vetëm një javë të mbetur deri në fund të kampionatit, shanset që Juventusi të rikthehet në top katërshe konsiderohen minimale.

Në sfidat tjera, Napoli siguroi matematikisht pjesëmarrjen në Champions League pas fitores ndaj Pisa-s, m rezultat 0-3.

Fitore shumë të rëndësishme regjistroi edhe Roma, që triumfoi në derbin ndaj Lazio-s, me rezultat 2-0, duke marrë tre pikë me peshë të madhe në garën për Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, edhe Milan vazhdoi me formë pozitive, teksa arkëtoi fitore së bashku me Como 1907. Janë pikërisht “kuqezinjtë” që mbeten në zonën që dërgon në Champions, duke mbajtur gjallë objektivin për rikthim në elitën evropiane sezonin e ardhshëm.