10:41 / 19.05.2026
Duka prezanton trajnerin e ri: Objektivi është kualifikimi në Euro 2028
RTKLive
Numri një i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka të martën në një konferencë për media të mbajtur pak çaste më parë ka zbuluar emrin e trajnerit të ri të Shqipërisë si dhe ka treguar objektivat e skuadrës kuqezi në të ardhmen.
“Dua të falënderoj Sylvinho-n dhe të lajmëroj nisjen e një cikli të ri. trajneri i ri i Shqipërisë do të jetë Rolando Maran, një trajner me eksperiencë si në Serie B dhe Serie A”, tha numri një i Federatës Shqiptare të Futbollit, raportojnë mediet shqiptare.
Sa i përket objektivave Duka tregoi se janë të qarta. Rolando Maran duhet që të fitojë Nations League dhe të kualifikojë Shqipërinë në Euro 2028.























