Dukagjini fiton Kupën dhe del në Evropë
BKT
Sport

Dukagjini fiton Kupën dhe del në Evropë

Uran Krasniqi / RTKLive

(E plotësuar, 22:22) - Dukagjini e ka fituar për herë të parë Kupën e Kosovës në futboll pasi në finalen dramatike të zhvilluar në stadiumin "Fadil Vokrri"në Prishtinë e ka mposhtur Ferizajn me rezultat 2:1.

 

Finalja është karakterizuar nga tensione të mëdha në minutat e fundit, kur ndeshja është ndërprerë përkohësisht pas largimit të skuadrës së Ferizajt nga fusha.

Gjithçka ka ndodhur në minutën e tretë të kohës shtesë, kur futbollistët e Ferizajt kanë kërkuar penallti për prekje të pretenduar me dorë në zonë nga mbrojtësi Albion Pllana.

Megjithatë, gjyqtari Genc Nuza nuk ka akorduar penallti, duke shkaktuar protesta të shumta nga futbollistët dhe stafi i Ferizajt.

Pas reagimeve të ashpra, kapiteni Betim Haxhimusa është ndëshkuar me karton të kuq, ndërsa trajneri Arsim Abazi ka vendosur ta tërheqë skuadrën nga fusha. Futbollistët e Ferizajt i janë drejtuar përkohësisht në zhveshtore, ndërsa ndeshja ka mbetur e ndërprerë për disa minuta.

Më pas, lojtarët e Ferizajt janë rikthyer në fushë dhe takimi ka vazhduar deri në fund. Skuadra ferizajase nuk ka arritur ta barazojë rezultatin, ndërsa gjyqtari Nuza e ka mbyllur ndeshjen me rezultatin 2:1 në favor të Dukagjinit.

Para tensioneve të fundit, Dukagjini ka kaluar në epërsi në minutën e gjashtëmbëdhjetë me një supergol nga distanca të Altin Mërlakut, i cili e ka mposhtur portierin Kai McKenzie-Lyle për 1:0.

Ferizaj ka reaguar shpejt dhe e ka barazuar në minutën e njëzet e tretë me anë të Kushtrim Shabanir. Goli është konfirmuar pas kontrollit në VAR.

Në minutën e tridhjetë, Hekuran Berisha e ka goditur shtyllën, ndërsa më pas është bërë heroi i finales.

Në minutën e shtatëdhjetë, Dukagjini ka mbetur me dhjetë lojtarë pasi Erlis Xhemajli është përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.

Pavarësisht një lojtari më pak, skuadra nga Klina e ka gjetur golin e fitores në minutën e shtatëdhjetë e katërt. Berisha ka realizuar një supergol nga gjysma e fushës, duke përfituar nga dalja e avancuar e portierit McKenzie-Lyle dhe duke vulosur rezultatin 2:1.

Me këtë triumf historik, Dukagjini siguron edhe pjesëmarrjen në kualifikimet e Conference League për sezonin e ardhshëm.

Finalen në stadiumin “Fadil Vokrri” e ka ndjekur nga afër edhe përzgjedhësi i Kosovo, Franco Foda.

Ferizaj largohet nga fusha në fund të ndeshjes

Skuadra e Ferizajt është tërhequr nga fusha e lojës në ndeshjen finale të Kupës së Kosovës kundër Dukagjinit pas vendimeve të fundit të gjyqtarit.

Gjithçka ka ndodhur në minutën e tretë të kohës shtesë, kur futbollistët e Ferizajt kanë kërkuar penallti për prekje të pretenduar me dorë në zonë nga mbrojtësi Albion Pllana.

Megjithatë, gjyqtari Genc Nuza nuk ka akorduar penallti, duke shkaktuar protesta të shumta nga futbollistët dhe stafi i Ferizajt.

Pas reagimeve të ashpra, kapiteni Betim Haxhimusa është ndëshkuar me karton të kuq, ndërsa trajneri Arsim Abazi ka vendosur ta tërheqë skuadrën nga fusha. Futbollistët e Ferizajt më pas janë drejtuar për në zhveshtore.

Kjo ka ndodhur derisa rezultati ishte në favor të Dukagjinit, që po udhëhiqte me rezultat 2-1. 

Derisa ndeshja ka qenë duke u zhvilluar normalisht, heroi i finales ka qenë Hekuran Berisha, i cili në minutën e shtatëdhjetë e katërt ka realizuar një supergol nga gjysma e fushës për t’ia siguruar trofeun skuadrës nga Klina.

Berisha ka përfituar nga dalja e avancuar e portierit Kai McKenzie-Lyle dhe me një goditje spektakolare e ka dërguar topin në rrjetë për epërsinë 2:1, gol që ka rezultuar vendimtar për triumfin e Dukagjinit.

Dukagjini ka arritur te goli i fitores edhe ka luajtur me një futbollist më pak. Në minutën e shtatëdhjetë, mesfushori Erlis Xhemajli është ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë pas ndërhyrjes ndaj Alban Shabanit dhe është përjashtuar nga loja.

Finalja ka nisur me lojë të kujdesshme nga të dy skuadrat, por Dukagjini ka kaluar i pari në epërsi në minutën e gjashtëmbëdhjetë. Altin Mërlaku ka realizuar nga distanca për 1:0.

Ferizaj ka reaguar shpejt dhe e ka barazuar në minutën e njëzet e tretë me anë të Kushtrim Shabanit, i cili ka shënuar pas një aksioni të organizuar mirë. Goli është konfirmuar edhe nga sistemi VAR, ndërsa vendimin final e ka marrë gjyqtari Genc Nuza.

Dukagjini kishte rrezikuar edhe më herët përmes Berishës, i cili në minutën e tridhjetë e ka goditur shtyllën pas një depërtimi të gjatë.

Në fund të pjesës së parë, Ferizaj ka kërkuar penallti për një ndërhyrje të pretenduar të portierit Egzon Lekaj ndaj Betim Haxhimusës, por pas rishikimit në VAR, gjyqtari Nuza ka vendosur të mos akordojë penallti.

Finalja e Kupës, Ferizaj dhe Dukagjini ndahen baras pas pjesës së parë

Pjesa e parë e finales së Kupës së Kosovës në futboll ndërmjet Ferizajt dhe Dukagjinit është mbyllur me rezultat të barabartë 1:1.

Skuadrat fillimisht janë treguar të kujdesshme në minutat e para, por Dukagjini e ka gjetur i pari golin në minutën e gjashtëmbëdhjetë. Altin Mërlaku ka realizuar nga distanca, duke gjuajtur fmposhtur portierin Kai McKenzie-Lyle për epërsinë 1:0.

Megjithatë, reagimi i Ferizajt ka qenë i shpejtë. Në minutën e njëzet e tretë, Kushtrim Shabani e ka barazuar rezultatin me një goditje të saktë nga zona, pas një aksioni të ndërtuar mirë nga skuadra e tij.

Goli fillimisht u kontrolluar nga sistemi VAR, ndërsa gjyqtari Genc Nuza e ka konfirmuar realizimin për 1:1.

Dukagjini iu afrua shumë golit të dytë në minutën e tridhjetëtë. Hekuran Berisha ka bërë një depërtim të gjatë deri në zonë dhe ka tentuar me të majtën, por ka goditur vetëm shtyllën pingule.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, Ferizaj ka kërkuar penallti pasi ka pretenduar se Betim Haxhimusa është penguar në zonë nga portieri Egzon Lekaj. Situata është rishikuar në VAR, por gjyqtari Nuza ka vendosur se nuk kishte ndërhyrje për penallti.