New York Knicks rikthehen në finalet e NBA-së pas 27 vitesh
F.B/RTKLive
New York Knicks kanë siguruar kualifikimin në finalet e NBA-së për herë të parë që nga viti 1999, duke i dhënë fund pritjes 27-vjeçare.
Skuadra nga New York-u vulosi suksesin pas një fitoreje bindëse 130-93 ndaj Cleveland Cavaliers, duke e mbyllur serinë me rezultat të përgjithshëm 4-0.
Në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e së hënës, një rol kyç pati Karl-Anthony Towns, i cili realizoi 19 pikë dhe regjistroi 14 ribaunde, duke dominuar në fazën defensive dhe offensive. Kontribut të rëndësishëm dha edhe OG Anunoby me 17 pikë.
Knicks kontrolluan takimin nga fillimi deri në fund, duke mos i lënë asnjë mundësi Cavaliers për rikthim. Rezultati i thellë 130-93 pasqyron qartë superioritetin e ekipit nga New York-u në këtë seri finale të Konferencës së Lindjes.
Me katër fitore radhazi ndaj Cleveland-it, Knicks rikthehen në skenën më të madhe të basketbollit amerikan dhe tani do të synojnë titullin e parë kampion në NBA pas dekadash pritjeje.























