Galatasaray pas Leao-s, gati oferta e majme
F.B/RTKLive
E ardhmja e yllit të AC Milan, Rafael Leao, raportohet se mund të jetë larg Italisë gjatë kësaj vere, pasi Galatasaray ka hyrë seriozisht në garë për transferimin e sulmuesit portugez.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Milani është i gatshëm ta lejojë largimin e 26-vjeçarit për rreth 43 milionë funte, shifër që ka zgjuar interesimin e disa klubeve evropiane.
Leao konsiderohej një nga lojtarët më të vlefshëm të Milanit vetëm pak vite më parë, me vlerën e tij që afrohej te 100 milionë euro. Megjithatë, forma jo stabile dhe fakti që kontrata e tij skadon në verën e vitit 2028 kanë bërë që çmimi i tij të bjerë ndjeshëm.
Pavarësisht kësaj, portugezi vazhdon të mbetet një nga futbollistët më të rrezikshëm në Evropë falë shpejtësisë dhe fuqisë së tij në repartin ofensiv.
Gazetari i “La Gazzetta dello Sport”, Luca Bianchin, raporton se Galatasaray i ka ofruar Leao-s një kontratë me vlerë prej 10 milionë eurosh në sezon, plus bonuse shtesë.
Klubi turk thuhet se ka bërë lëvizjen e parë konkrete për transferimin e tij, por gara për firmën e sulmuesit mbetet e hapur, pasi interesim kanë shfaqur edhe disa klube të mëdha nga Europa dhe Premier League.























