Crystal Palace bën historinë, fiton trofeun e Conference League
BKT
Sport

Crystal Palace bën historinë, fiton trofeun e Conference League

F.Bytyqi/RTKLive

(E përditësuar, 23:02) Crystal Palace ka hyrë në histori duke fituar për herë të parë një trofe evropian.

Skuadra angleze triumfoi në finalen e UEFA Europa Conference League, pasi mposhti Rayo Vallecano me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Leipzig.

Pas suksesit të Aston Villa në Europa League pak ditë më parë, një tjetër klub anglez arrin të ngrejë një trofe evropian këtë sezon.

Finalja mes skuadrës angleze dhe asaj spanjolle solli një duel interesant, veçanërisht në pjesën e dytë të takimit. Fraksioni i parë u karakterizua me lojë më të kujdesshme dhe raste të pakta, ndonëse Crystal Palace ishte pranë golit në fundin e pjesës së parë, kur Mitchell provoi me kokë, por topi përfundoi shumë pranë shtyllës.

Me ritëm më të lartë nisi pjesa e dytë dhe Crystal Palace arriti të zhbllokojë rezultatin në minutën e 51-të përmes Mateta-s, gol që në fund rezultoi vendimtar për fatin e trofeut.

Rayo Vallecano reagoi dhe kërkoi me ngulm golin e barazimit, por skuadra spanjolle nuk arriti të konkretizojë rastet e krijuara, duke ia lënë festën klubit londinez.

Me këtë triumf historik, Crystal Palace siguron edhe kualifikimin në UEFA Europa League për sezonin e ardhshëm, një kompeticion i një niveli më të lartë se Conference League.

Shënon Mateta, Crystal Palace në epërsi ndaj Vallecanos

(E përditësuar, 22:17) Crystal Palace ka kaluar në epërsi ndaj Rayo  Vallecanos.

Skuadra angleze dhe ajo spanjolle po përballen në Leipzig, ndeshje që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Palace mjaft mirë e nisi fraksionin e dytë të ndeshjes dhe përmes Mateta-s në minutën e 51-të kalojë në epërsi prej 1-0.

Crystal Palace-Vallecano, s’ka gola në pjesën e parë

(E përditësuar 21:55) Pa gola është mbyllur pjesa e parë e finales së Conference League mes Crystal Palace dhe Rayo Vallecano.

Skuadra angleze dhe ajo spanjolle po përballen në Leipzig, ndeshje që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Pjesëloja e parë ka dhuruar një sfidë të nivelit mesatare, ndonëse në finish të kësaj pjesë skuadra angleze kishte një rast ideal për kaluar në epërsi përmes Mitchel, i cili gjuajti më kokë, por që topi për disa centimetra shkoi pran shtyllës pingule.

Pas pak nis pjesa e dytë.

Nis finalja Crystal Palace-Vallecano, LIVE në RTK

Ka nisur finalja e madhe e Conference League mes Crystal Palace dhe Rayo Vallecano-s.

Skuadra angleze dhe ajo spanjolle po përballen në Leipzig, ndeshje që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Finalja e kësaj ligë, e treta për nga rëndësia në Evropë, pritet të sjellë një ndeshje të fortë pasi të dy klubet synojnë trofeun e parë evropian në histori.