Arsenal vendos çmimin për Jesus, lojtari afër largimit nga ‘Emirates’
F.B/RTKLive
Arsenali raportohet se ka vendosur çmimin prej rreth 20 milionë funte për Gabriel Jesus, mes interesimit në rritje nga klubet që duan transferimin e sulmuesit brazilian gjatë afatit kalimtar veror.
Sipas mediave angleze, “Topçinjtë” tashmë kanë pranuar disa kërkesa për 29-vjeçarin dhe janë të gatshëm të dëgjojnë oferta, teksa trajneri Mikel Arteta synon të riformatojë repartin ofensiv për sezonin e ardhshëm.
Jesus kaloi një sezon të vështirë pas lëndimit serioz në ligamentet e gjurit që pësoi më herët gjatë këtij viti. Edhe pse u rikthye në dhjetor dhe realizoi gjashtë gola në 27 paraqitje, braziliani nuk arriti të rikthejë statusin e titullarit të padiskutueshëm.
Aktualisht, ish-sulmuesi i Manchester Cityt ka humbur terren në hierarkinë sulmuese të Arsenalit, duke mbetur pas emrave si Viktor Gyokeres dhe Kai Havertz.
Jesus këtë edicion ka qenë titullar në vetëm tri ndeshje të Premier League, gjë që ka shtuar spekulimet për një largim të mundshëm nga “Emirates Stadium” gjatë verës.























