12:13 / 28.05.2026
Barça përgatit ofertën për Alvarez, lojtari dëshiron largimin nga Atletico
F.B/RTKLive
Barcelona raportohet se po përgatit ofertën e saj të parë zyrtare për sulmuesin argjentinas Julian Alvarez, e cila pritet t’i dërgohet së shpejti Atletico Madridit.
Marrëveshja e mundshme mes klubeve raportohet se do të jetë e pastër, pa përfshirjen e asnjë lojtari në shkëmbim, me Barcelonën që synon ta realizojë transferimin në formë direkte.
Sipas medieve spanjolle, Alvarez tashmë i ka komunikuar drejtuesve të Atletico Madridit dëshirën e tij për t’u larguar, pasi më herët kishte refuzuar rinovimin e kontratës.
E ardhmja e sulmuesit argjentinas mbetet e hapur, ndërsa Barcelona po synon të përforcojë repartin ofensiv me një emër të madh për sezonin e ardhshëm.























