Genc Nuza ndan drejtësinë në miqësoren Shqipëri–Luksemburg
BKT
Sport

Genc Nuza ndan drejtësinë në miqësoren Shqipëri–Luksemburg

F.B/RTKLive

Janë zyrtarizuar emrat e arbitrave për dy ndeshjet miqësore që do t’i zhvillojë Shqipëria në fillim të muajit qershor në stadiumin “Air Albania”.

Përballja ndaj Izraeli, e cila luhet më 3 qershor nga ora 20:00, do të drejtohet nga arbitri malazez Milos Savovic. Asistentë të tij do të jenë Marko Gojkovic dhe Vladislav Radenovic, ndërsa Juxhin Xhaja është caktuar arbitër i katërt.

Ndërkohë, miqësorja mes Shqipëria dhe Luksemburgu, që zhvillohet më 6 qershor në orën 20:00, do të gjykohet nga një ekip arbitrash nga Kosova.

Në krye të kësaj sfide do të jetë Genc Nuza, i ndihmuar nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, teksa Eldorjan Hamiti do të ketë rolin e arbitrit të katërt.