Dua Lipa dhe Callum Turner martohen në një ceremoni private në Londër
Kult Plus
Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa dhe aktori britanik Callum Turner, sipas raportimeve mediatike, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni private të mbajtur në Londër.
Ceremonia u zhvillua të dielën në Old Marylebone Town Hall, një nga vendet më të njohura për dasma në kryeqytetin britanik. Fotografitë e publikuara nga mediat tregojnë se Dua Lipa ishte e veshur me një fustan të personalizuar “haute couture” nga Schiaparelli, ndërsa Callum Turner me një kostum elegant ngjyrë blu të errët.
Në ceremoninë private morën pjesë familjarë dhe miq të afërt të çiftit. Megjithatë, festimet pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.
Sipas raportimeve, Dua Lipa dhe Callum Turner planifikojnë të organizojnë një ceremoni të dytë martese në Sicili të Italisë, e cila pritet të zgjasë tri ditë dhe të mbledhë personalitete të njohura nga bota e artit dhe spektaklit. 
























