Pas gjashtë vitesh, Céline Dion rikthehet në skenë para 30 mijë fansave në Paris
BKT
Magazina

Pas gjashtë vitesh, Céline Dion rikthehet në skenë para 30 mijë fansave në Paris

G.K/RTKlive

Këngëtarja kanadeze Céline Dion është rikthyer të shtunën në skenë, gjashtë vjet pas koncertit të saj të fundit, duke performuar para rreth 30 mijë fansave në Paris.

58-vjeçarja u shfaq e emocionuar teksa nisi koncertin në Plenitude Arena me këngën e saj “On ne change pas”. Pas përfundimit të këngës, fansat brohoritën emrin e saj.

Rikthimi i Dion vjen pas një periudhe të vështirë shëndetësore. Ajo ishte detyruar të anulonte koncertet pasi u diagnostikua me Sindromën e Personit të Ngurtë, një çrregullim i rrallë neurologjik që ndikoi në aftësinë e saj për të performuar.

“Rruga ishte më e vështirë nga sa e prisja”, u tha ajo fansave, duke shtuar: “Sonte dua të këndoj për ju, të këndoj për veten time, të këndoj për jetën”.

Koncerti i së shtunës shënon nisjen e një serie prej 26 koncertesh të Dion në Paris, për të cilat biletat janë shitur.

Rikthimi i saj u prit me entuziazëm të madh nga fansat, të cilët kishin udhëtuar nga vende të ndryshme të botës për ta parë sërish këngëtaren në skenë. / Burimi: France 24


MË SHUME NGA Magazina