Vdes ikona e muzikës kantri, Dolly Parton
BKT
Magazina

Vdes ikona e muzikës kantri, Dolly Parton

Bardhyl Bajrami /RTK

Bota e muzikës ka humbur një nga ikonat më të mëdha të muzikës kantri. Dolly Parton, këngëtarja, kantautorja dhe aktorja amerikane me një karrierë gati shtatëdekadëshe, ka vdekur në moshën 80-vjeçare.

Dolly Parton, një nga figurat më të njohura të muzikës amerikane, ka vdekur në moshën 80-vjeçare. Parton shiti më shumë se 100 milionë disqe në mbarë botën dhe fitoi 11 çmime Grammy.

Ajo shkroi rreth 3 mijë këngë, ndërsa ndër hitet e saj më të njohura janë Jolene dhe I Will Always Love You. Në vitin 2022 u përfshi në Rock & Roll Hall of Fame. Përveç muzikës, Parton pati një karrierë të suksesshme në kinema, përfshirë filmin 9 to 5, dhe themeloi parkun tematik Dollywood në Tenesi.

Ajo ishte gjithashtu e njohur për aktivitetin e saj humanitar, veçanërisht në mbështetje të arsimit, leximit për fëmijët dhe kërkimeve mjekësore. Presidenti amerikan Donald Trump shprehu ngushëllime për vdekjen e saj dhe tha se flamujt në të gjithë Shtetet e Bashkuara do të ulen në gjysëm shtizë për një javë, në nderim të këngëtares. Trump e cilësoi Parton si një nga këngëtaret më të mëdha të muzikës country.


MË SHUME NGA Magazina