Shqipëria zhgënjen sërish, Luksemburgu e mposht 1–0 në “Air Albania”
BKT
Sport

Shqipëria zhgënjen sërish, Luksemburgu e mposht 1–0 në “Air Albania”

RTKlive

Shqipëria del sërish e zhgënjyer nga një tjetër test miqësor, këtë herë ndaj Luksemburgut, duke u mposhtur me shifrat 1–0. Në “Air Albania”, një stadium me atmosferë të zbehtë dhe tribuna larg pritshmërive, kuqezinjtë nuk arrijnë të shmangin humbjen e dytë radhazi nën drejtimin e “epokës Maran”.

Trajneri kishte zgjedhur të ndërhynte në formacion, në krahasim me ndeshjen ndaj Izraelit, duke i dhënë hapësirë nga minuta e parë Pllanës, Bajramit dhe Uzunit.

Takimi nis me ritëm premtues për Shqipërinë, që i afrohet golit me Laçin, por është Luksemburgu që godet i pari me Sinani,, i cili gjeti rrjetën në minutën e 8-të. Kuqezinjtë përpiqen të reagojnë, por pa ide të qarta dhe pa rrezik real në portën kundërshtare, ndërsa pjesa e parë mbyllet me avantazhin minimal të miqve.

Në fraksionin e dytë, trajneri italian Ronaldo Maran kërkon të ndryshojë fatin e ndeshjes me aktivizimin e Shehut, Ajetit, Shpendit dhe Seferit, por loja mbetet e njëjtë në thelb. Asllani provon nga distanca, ndërsa Seferi nuk arrin të thyejë portierin kundërshtar.

Në fund, 90 minutat mbyllen me fitoren minimale të Luksemburgut. Shqipëria regjistron humbjen e dytë brenda pak ditësh, ndërsa Maran vazhdon të kërkojë ende fitoren e parë në krye të pankinës kuqezi.