13:27 / 17.06.2026
Vedat Muriqi u takua me nxënësit në Prizren
Enis Tabak/RTK
Futbollisti prizrenas, Vedat Muriqi, me ftesë të Shkollës Fillore "Mustafa Bakiu" në Prizren, u takua me nxënësit e kësaj shkolle.
Muriqi u prit me entuziazëm të madh nga nxënësit, ndërsa interesimi i tyre i jashtëzakonshëm krijoi edhe një grumbullim të madh. Pavarësisht kësaj, futbollisti i njohur nuk i zhgënjeu fëmijët, duke u shpërndarë autografe dhe duke bërë fotografi me ta.
Sulmuesi prizrenas, i cili sezonin e kaluar luajti për Mallorcën në Spanjë, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së opinionit sportiv, ndërsa së fundmi po përflitet për një transferim të mundshëm te Fenerbahçe.
Takimi i Vedat Muriqit me nxënësit u vlerësua si një moment i veçantë, duke u dhuruar fëmijëve një përvojë të paharrueshme.























