20:09 / 23.06.2026
Malisheva përforcohet me Keslin Shanin
Uran Krasniqi / RTKLive
Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri.
Shani vjen te Malisheva pasi sezonin e kaluar ishte pjesë e Drenicës në Superligën e Kosovës.
"Keslin Shani i bashkohet FC Malishevës! I dalë nga akademia e Lokomotivës së Zagrebit dhe me eksperiencë edhe në Superligën Shqiptare, Shani sezonin e kaluar ishte pjesë e Superligës së Kosovës me skuadrën e Drenicës. Mirë se erdhe, Keslin!", ka shkruar skuadra malishevase.























